
Publicistja komentoi dështimin e votimit të buxhetit dhe moskalimin e Glauk Konjufcës si mandatar për qeverinë e re.
Publicistja dhe analistja Flaka Surroi ka reaguar pas seancës së Kuvendit të Kosovës, ku nuk u votua buxheti dhe Glauk Konjufca, mandatar për formimin e qeverisë, nuk arriti të marrë 61 votat e nevojshme për aprovimin e qeverisë. Në seancë, Konjufca mori vetëm 56 vota nga deputetët e pranishëm.
Reagimi i Surroit shoqërohet me kritikën se me “kësi parti politike (pa asnjë përjashtim) e me kësi liderë (pa asnjë përjashtim), armiqtë janë të tepërt”.



