
Dy të mitur kanë përfunduar të lënduar pas një përleshjeje.
Të miturit janë trajtuar në spital.
Policia e Kosovës njofton se një i dyshuar është dërguar në mbajtje.
“Dy të dyshuar të mitur, kanë pësuar lëndime pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht me të dyshuarin tjetër, i cili dyshohet se i ka goditur me mjet të mprehtë-thikë. Të dyshuarit e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku njëri prej tyre është liruar e tjetri vazhdon tretmanin, ndërsa i dyshuari tjetër është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.



