
Kimete Berisha, opinioniste, ka shkruar një status në lidhje me ndalimin e importit të energjisë elektrike nga Serbia.
Berisha ka pasur kritika të ashpra ndaj Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës.
Postimi i plotë:
Zdravo, o Albin.
(Thënie për mashtruesin me bateria.)
…
- Tesla shpiku rrymën alternative.
Kurti shpiku të vërtetën alternative.
Tesla e ndriçoi botën.
Kurti e ndriçon biografinë e vet me rrymë të dyshimtë.
Ende nuk dihet në emër të kujt është njehsori.
…
- Ka arritur ta kthejë edhe ndërprerjen e mashtrimit në një mashtrim të ri.
Ky mjeshtër e riciklon të vërtetën derisa të bëhet qese bërlloku.
Pastaj e certifikon si mbeturinë të interesit kombëtar.
…
- Ka zbuluar një burim të ri energjie: mashtrimin hidroelektrik.
Nuk i duhet ujë.
Mjafton ta hapë gojën dhe mbushet liqeni i Ujmanit.
…
- E vetmja qenie që e përcjell rrymën pa tela dhe gënjeshtrën pa ndërprerje.
Në vend të tokëzimit, ka popullin.
…
- Ka vendosur ta shkëpusë Serbinë nga rrjeti elektrik i mashtrimeve të tij.
Veriu vazhdon të furnizohet nga Serbia.
Sovraniteti ka defekt në instalim.
…
- Kurti nuk gënjen.
Ai e elektrifikon të pavërtetën, e shpërndan në rrjet dhe e shpall ndriçim publik.
E vërteta nuk ka qasje në rrjet.
Është e padobishme.
…
- Qe shtatë vjet nën tension, pa asnjë kontakt me të vërtetën.
Nuk e zë rryma, sepse është i izoluar nga realiteti.
…
- Serbia vazhdon të jetë në raftet e dyqaneve të Kosovës.
Mallrat serbe kanë liri të lëvizjes.
E vërteta ndalohet në kufi.
…
- Në Veri hyn rryma serbe.
Në jug shiten produktet e Serbisë.
Në mes qëndron Kurti, duke e ruajtur kufirin nga e vërteta.
Territori është i vogël.
Mashtrimi ka dalje në det.
…
- Sovraniteti elektrik i Kurtit funksionon si frigoriferi:
jashtë është Serbia, brenda është Serbia, por drita ndizet vetëm kur e hap derën propaganda.
…
- Kurti e ka shpikur embargon metafizike.
Serbia është e ndaluar në parim, e lejuar në praktikë dhe e domosdoshme në faturë.
…
- Në fillim luftoi kundër keksave serbë.
Humbi.
Luftën e fitoi biberi serb.
…
EPILOGU
Krejt çfarë ka pështyrë, e ka lëpirë.
…
P.S. Kurti e ka humbur talentin për mashtrim.
Dikur e falsifikonte realitetin me aq mjeshtëri.
Tani vetëm e mohon.
…



