
Zana Avdiu, analiste dhe autore e emisionit feminist “Zanat”, ka komentuar lajmin për tërheqjen nga tregu të një serie të qumështit VITA.
Avdiu e ka cilësuar si lajm serioz.
Tutje, Avdiu ka kërkuar kontrolle para se ushqimi të dalë në treg për shitje.
Postimi i plotë:
Terheqja e nje serie te qumeshtit Vita per shkak te aflatoksines eshte lajm serioz. Para disa ditesh u terhoq edhe nje sasi e madhe mishi. Edhe ne Mal te Zi u ndaluan disa tone mish, qe destinacion kishin Kosoven.
Kur lajme te tilla vijne njera pas tjetres, te kape frika se sa produkte te pasigurta zbulohen me kohe dhe sa perfundojne ne tryezat tona para se te vije njoftimi?
Nuk mjafton me na thane “mos e konsumoni”pasi e kemi ble e ndoshta edhe e kemi hanger. Duam kontrolle qe na mbrojne para se ushqimi i pasigurt te dale ne shitje. Dhe pergjegjesi per secilen kompani qe e rrezikon shendetin tone.
Me gjithe keto ushqime te kontaminuara me substanca qe rrisin rrezikun per kancer, mos te na befasoje numri i madh i te semureve me kancer e semundje te tjera. ![]()



