
KQZ-ja tashmë ka vendosur afatet për koalicione partiake për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar çdo parti politike e regjistruar që synon të marrë pjesë në zgjedhje në kuadër të një koalicioni ka detyrimin ta njoftojë KQZ-në për këtë mënyrë të garimit.
Elezi ka treguar 30 nëntori 2025 është afati i fundit për dorëzimin e këtij njoftimi.
“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partitë politike të cilat janë të regjistruara në KQZ dhe të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme përmes koalicionit duhet ta njoftojnë KQZ, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollim Financiar të Subjekteve Politike se duan të marrin pjesë në këto zgjedhje në këtë mënyrë. Afati i fundit për të bërë këtë njoftim është data 30 nëntor 2025” – ka thënë Elezi.



