Sabri Hamiti: 25 vjet pa Xhemail Mustafën – njeriun e fjalës së urtë

Sot përkujtohet gazetari dhe kritiku letrar Xhemail Mustafa, zëri i rëndësishëm i kulturës dhe i fjalës së ndershme në Kosovë.

Sot shënohet 25-vjetori i ndarjes nga jeta të Xhemail Mustafës, gazetarit dhe kritik letrar. Në kujtimin e tij për Mustafën, Sabri Hamiti shkruan se Xhema ishte “njeri i letrave: gazetar i ‘Rilindjes’, autor i recensioneve dhe eseve që shquheshin për qartësi dhe stil të kultivuar.”

banner

Hamiti thekson se për të gjallë, Mustafa botoi dy libra me peshë të veçantë: “Mrekullia e shkrimit” (1998) – ese dhe vështrime kritike, dhe “Një lutje për Prishtinën” (2000) – ditari i 78 ditëve të luftës, një vepër dokumentare që ruan kujtesën e frikës, guximit dhe shpresës së atyre ditëve.

Sipas Hamitit, “Kujtimi për të qoftë i përjetshëm!”, duke nderuar kontributin e tij në gazetari, letërsi dhe kulturë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.