
Skeja thotë se thirrja është bërë nga numër privat dhe se rasti lidhet me aktivitetin e tij publik.
Aktivisti Bind Skeja ka deklaruar se mbrëmë rreth orës 19:00 ka pranuar një telefonatë nga një numër privat, gjatë së cilës, sipas tij, thirrësi është prezantuar si psikiatri Behar Kamberi. Skeja ka publikuar pretendimet e tij përmes një reagimi, ku ka bërë të ditur se biseda ka zgjatur disa minuta.
Sipas Skejës, gjatë telefonatës, Kamberi ka ushtruar presion ndaj tij.
“M’kërcënoi qe nëse vazhdoj me e përmend ai ka me ndërmarrë ‘masa’ ndaj meje (çka janë këto masa, refuzoi me cekë edhe pse disa herë e pyeta). – Pranoi që e ka ndjekë një grua deri në Shqipëri. – M’ofendoi e m’diagnostikoi si i smutë”, ka deklaruar ai.
Skeja ka thënë se beson që telefonata ka pasur për qëllim ta frikësojë atë si aktivist, duke shtuar se thirrja nga numër privat tregon, sipas tij, vetëdijen për jolegalitet të veprimeve të pretenduara. Ai ka shprehur shqetësim edhe për faktin që Kamberi vazhdon ushtrimin e profesionit.
“Unë vazhdoj me qenë i shqetësum se si ShSKUK lejon nji njeri të tillë me vazhdu me punu me hapësirat e tyre, sidomos me fëmijë, e qysh MSh i sheh këto situata duke ndodhë dhe vazhdon me e mbrojtë menaxhmentin”, ka theksuar ai.
Skeja ka deklaruar se do të vazhdojë aktivitetin e tij publik pavarësisht thirrjes së mbrëmshme.
“Nuk ma merr mendja qe ndalna najhere pavarësisht sa here m’thirrni, ama ju provoni :)”, ka përfunduar ai.
Gazeta Politika sqaron lexuesit e saj se ky është denoncim publik nga Skaja, ndërsa pala e akuzuar ende nuk e ka folur për këtë çështje.
Gazeta Politika sqaron lexuesit e saj se ky është denoncim publik nga Skaja, ndërsa pala e akuzuar ende nuk e ka folur për këtë çështje.



