Përçarja e PDK-së, a po merr anë Ali Ahmeti? I shkon në zyrë Lladrovcit për t’ia uruar fitoren

Kryetari i BDI-së shpreh mbështetje pas fitores së Lladrovcit, duke nxitur spekulime për anim politik.

Ndërkohë që PDK po përballet me përçarje të brendshme, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka vizituar zyrën e Ramiz Lladrovcit për ta uruar për fitoren në zgjedhjet lokale në Drenas.

banner

Veprimi i Ahmetit shihet si një shenjë mbështetjeje politike dhe personale ndaj Lladrovcit, i cili është në rivalitet me PDK-në.

Takimi është pritur pozitivisht nga Lladrovci, i cili falënderoi Ahmetin për mbështetjen dhe e vlerësoi si një motiv shtesë për sfidat politike që e presin.

“Përgëzimet për fitoren në zgjedhjet lokale nga vëllai im, Ali Ahmeti, janë vlerë e shtuar. Sfidat gjatë dekadave në rrugën tonë të përbashkët na kanë forcuar. Të bashkuar, të fituar. Faleminderit, vëlla Ali!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.