
Ish-deputeti Ilir Deda ka bërë thirrje që politika në Shqipëri të ulë tensionet dhe të shmangë përsëritjen e ngjarjeve të vitit 1997.
“Shqipëria duhet me çdo kusht ta evitojë përsëritjen e 1997-tës”, ka shkruar Deda.
Ai ka kërkuar që politika të heqë dorë nga acarimi dhe t’i dëgjojë qytetarët e vendit.
“Politika që acaron duhet të bëhet politikë që shtensionon dhe i dëgjon njerëzit e vendit të vet”, ka deklaruar ai.
Sipas Dedës, politikanët shqiptarë duhet të heqin dorë edhe nga inati dhe kokëfortësia, pasi shtetet dhe popujt e vegjël nuk e kanë luksin e veprimeve irracionale.
“Inati dhe kokëfortësia, tipare edhe të politikanëve shqiptarë gjithandej, gjithashtu duhet të marrin fund. Shtetet e vogla dhe popujt e vegjël nuk e kanë luksin e iracionalitetit!”, ka shkruar Deda.
Ai ka propozuar edhe kufizimin kushtetues në dy mandate të ushtrimit të të gjitha funksioneve shtetërore.
“Ndërsa për kulturën politike besoj që recepti hungarez është ilaç – me kushtetutë të kufizohet në dy mandate ushtrimi i të gjitha funksioneve shtetërore”, ka shkruar Deda.



