
Presidentja thotë se veprimi ishte i ligjshëm dhe referon precedent nga Qeveria Hoti.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ka qenë e ligjshme që Buxheti i vitit 2026 të votohej në Kuvendin e Kosovës, edhe pse kjo ndodhi në një legjislaturë të re dhe me qeveri në detyrë të një legjislature të kaluar.
“Kam kërku nga partitë të mblidhen dhe ta votojnë buxhetin, për këto komuna ka qenë pikë e veçantë, por kanë vendosur mos të jenë të pranishëm. Një gjë e tillë është e lejueshme, nuk është e kundërligjshme, pasi një gjë të tille e kemi votu edhe në Qeverinë Hoti”, ka thënë Osmani për Klan Kosova.



