Bedri Hamza: Ramiz Lladrovci ka qenë dhe mbetet PDK

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka publikuar një fotografi duke shtrënguar duart me Ali Ahmetin, kryetar i BDI-së e Ramiz Lladrovcin, kryetar i Drenasit.

Ai ka thënë se u ritheksua që Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK.

banner

Hamza ka shtuar se Drenasi është komuna e shtatë ku “vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës”.

“Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK.

Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës.

Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit.

Të bashkuar, gjithmonë të fituar!” – ka shkruar Hamza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.