
LDK-ja ka reaguar pas nominimit të Lumir Abdixhikut për kryeministër të Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
LDK-ja ka theksuar se është e gatshme si parti të rikthejë qeverisjen e përgjegjshme në Kosovë.
“Kryesia e LDK-së, ka vendosur unanimisht që dr. Lumir Abdixhiku të jetë kandidat për kryeministër, njëkohësisht kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës.
Me këtë vendim, LDK-ja u dëshmon qytetarëve se është e vendosur dhe e gatshme t’i rikthejë Kosovës qeverisjen e përgjegjshme që e meriton” – ka shkruar LDK-ja.



