Musliu për VV-në: Veç PDK-ja ua lëkund themelet – nuk i frikësohet “grekofilëve” të llojit të Dejonës

Ish-deputetja e PDK-së thotë se partia nuk i frikësohet “grekofilëve” të llojit të Dejona Mihalit.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, foli sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova për aktivitetin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe situatën politike në vend.

banner

Musliu tha se sulmet ndaj PDK-së dhe ish-zyrtarëve të saj, përfshirë z. Lutfi Lushtaku, janë të motivuara nga fakti se vetëm PDK-ja mund t’u lëkundë themelet.

“A e din pse këta e sulmojnë Partinë Demokratike dhe z.Lushtaku. Sepse këta e dinë dhe janë shumë të sigurtë që vetëm Partia Demokratike e Kosovës ua lëkund themelet këtyre, ua turbullon ujërat këtyre, sepse Partia Demokratike e Kosovës nuk i frikësohet grekofilëve të llojit të Dejona Mihali”, tha Musliu.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.