Shala: 28 dhjetori është datë historike për Kosovën

Kryesia e LDK-së miraton përgatitjet për fushatën zgjedhore, ndërsa Kujtim Shala thotë se vendi duhet të dalë nga izolimi dhe shpërdorimet me votën e qytetarëve.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nominuar kryetarin e partisë, Lumir Abdixhikun, si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme. Vendimi u bë i ditur pas mbledhjes së organit drejtuese të partisë, ku u miratua edhe agjenda e plotë e përgatitjeve për fushatën zgjedhore.

banner

Zyrtari i LDK-së, Kujtim Shala, e cilësoi 28 dhjetorin si një datë historike për vendin, duke theksuar se qytetarët kanë mundësinë të ndryshojnë kursin politik të Kosovës. Sipas tij, me votën e tyre, qytetarët duhet ta nxjerrin vendin nga “cikli i izolimit, shpërdorimeve, uzurpimit të pushtetit dhe rrënimit të institucioneve”.

“Na priftë e mbara!”, përfundoi Shala në deklaratën e tij, duke shprehur besimin se vendi do të zgjedhë një drejtim të ri.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.