
Sot Gazeta Politika ka raportuar për një koalicion në mes të PDK-së dhe Eman Rrahmanit, ish-deputet i VV-së që ishte njëri nga udhëheqësit kryesor të Listës për Familje.
Pas këtij raportimi të Gazetës Politika, ka pësuar një reagim goxha i madh publik.
Një nga reagimet ka ardhur nga AKR-ja, PD-ja dhe “Integriteti”, një listë e disa ekspertëve, të cilët garuan me Rrahmanin në zgjedhjet e 9 shkurtit nën siglën e “Koalicionit Familja”.
Në një reagim të këtyre tri grupeve është theksuar se emri “Koalicioni Familja” apo “Lista për Familjën” nuk duhet të përdoret.
“4. Çdo përdorim i emrit “Koalicioni për Familje” apo ” Lista për Familje” pas skadimit të marrëveshjes më 9 shkurt 2025 është i paautorizuar, i pavlefshëm dhe përbën mashtrim politik ndaj opinionit publik” – thuhet në reagimin e tyre, ndër të tjera.



