Vdekja e të mbijetuarit të masakrës në Çikatovë të Vjetër, Familja Topilla: Asnjëherë nuk u vlerësua nga asnjë qeveri

Dje ndërroi jetë Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës në Çikatovë të Vjetër të Komunës së Drenasit.

Në lidhje me vdekjen e tij, Familja Topilla ka reaguar, duke shprehur falënderimet për ngushëllimet.

banner

Megjithatë, Skender Topilla ka shkruar një letër të hapur për qeverinë aktuale dhe ish-qeveritë, duke theksuar se Behari asnjëherë nuk u vlerësua nga asnjë qeveri.

“Megjithëse falënderojmë të gjithë ata që shprehën ngushëllime për vdekjen e Beharit, duhet ta themi me dhimbje se gjatë gjithë këtyre viteve, pas luftës, ai nuk u qas, nuk u mbështet dhe nuk u vlerësua asnjëherë nga asnjë institucion apo qeveri” – ka shkruar Skender Topilla, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.