Latifi reagon ashpër ndaj aktorit Dardan Gashi: Pseudoaktor dhe i padijshëm

Profesori i filozofisë akuzon Gashin për përfshirje të pavend në një situatë pa lidhje dhe thotë se aktori ka tradhtuar vlerat e babait të tij, poetit të njohur Adem Gashi.

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar ashpër pasi aktori Dardan Gashi e ka përmendur në një postim në Facebook. Latifi tha se Gashi e ka futur emrin e tij në një situatë me të cilën ai nuk ka asnjë lidhje, duke e cilësuar aktorin si “të padijshëm”.

banner

Latifi kujtoi se e kishte njohur personalisht poetin e ndjerë Adem Gashi, babain e aktorit, të cilin e vlerësoi si një burrë zotni, të këndshëm në biseda dhe mjeshtër të vargut poetik. Ai theksoi se shumë këngë të bukura kushtuar luftës çlirimtare mbajnë autorësinë e poetit, i cili ndërroi jetë në janar të vitit 2024.

Sipas profesorit, Dardan Gashi “ka shkelur mbi vlerat” e të atit, duke u “infektuar me ideologjinë vahabiste” dhe duke tradhtuar kredon kulturore për të cilën jetoi e krijoi poeti.

Ai shtoi se Gashi ka lënë të nënkuptohet se disa kërcënime i drejtoheshin edhe atij, por Latifi tha se nuk do të reagonte kurrë ndaj një gjuhe të tillë, por ndryshon kur aktori e bën këtë në emër “të gjakut të Azem Galicës e të Shaban Polluzhës”. Latifi deklaroi se, nëse do të flitej me këtë logjikë, ai vetë i përket vëllazërisë fisnore të Azem Galicës.

Rëndësi ka fakti i dhimbshëm se si sot bijtë po shkelin mbi vlerat e baballarëve të tyre”, shkroi Latifi, duke shtuar se poeti Adem Gashi, i cili ishte edhe miku i tij, është një prej këtyre rasteve.

Në fund, ai kujtoi se vetëm një muaj para vdekjes, Adem Gashi kishte publikuar në Facebook poezinë “Varri i Pjetër Bogdanit”, të cilën Latifi e vlerësoi si të shkëlqyer.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.