
Ganimeta Musliu, deputete e PDK-së, ka shkruar një status, ku ka komentuar dy deklarata të Albin Kurtit, kryetar i VV-së, dhe Sadri Ramabajës, analist.
Musliu nuk ka kursyer gjuhën, duke përdorur një togfjalësh përçmues.
Ajo i ka quajtur Kurtin e Ramabajën “zhylla të dreqit”.
“Ja shikone çfarë kreaturash na sulmojnëNjërit nuk i pengon as greku dhe as serbi e tjetri mendon që meqenëse vet nuk ka as krizë ekonomike, as financiare dhe as buxhetore, as populli nuk ka krizë. O matrapaza, Kosova është në prag të kolapsit dhe armiqë kryesor i ka grekun dhe serbin. Zhyllat e dreqit” – shkruan Musliu.



