Sofra e Pavarësisë”/ Presidentja Osmani takon Spiropalin, ministrja: Shkodra është shtëpia juaj, simbol i pathyeshëm i unitetit kombëtar

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali, së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, iu bashkuan festimeve për 113 vjetorin e Pavarësisë në Shkodër.

Nga “Sofra e Pavarësisë”, në atmosferën kuqezi, Spiropali deklaroi se “sot shumë se kurrë më parë, Shkodra qëndron e palëkundur si një simbol i pathyeshëm i unitetit e bashkimit kombëtar”. Spiropali mirëpriti me një mesazh edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

banner

“Sofra e shqiptarit i përket mikut. Asnjë shprehje nuk rrok më fort shpirtin tonë të mikpritjes. Veçse, ju, e nderuar Vjosë, në këtë qytet vërtet jeni mike, por jo mysafire. Sepse ju, ashtu si të gjithë bashkëkombasit tuaj, vëllezërit e të njëjtit gjak, këtu jeni në shtëpinë tuaj”, tha Spiropali.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.