Maqedonc uron 28 Nëntorini: Kosova e Shqipëria të jenë bashkë si kurrë më parë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka uruar 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. 

Ai ka vlerësuar se kërcënimet për paqe janë shtuar, por Kosova e Shqipëria, sipas Maqedoncit, duhet të jenë më afër se kurrë.

banner

“28 Nëntori, dita që na bashkon me rrënjët, me gjakun dhe me historinë e lavdishme të kombit tonë! 🇦🇱

Sot zemra e çdo shqiptari rreh më fort.
Në këtë ditë të veçantë kujtojmë betejat e Skënderbeut në Krujë, momentin e shenjtë të ngritjes së flamurit në Vlorë, lindjen e komandantit Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së, ngjarje që nuk janë vetëm histori, por pjesë e shpirtit tonë kombëtar.

Nga Prekazi, ku u shkrua një nga kapitujt më të dhimbshëm e më të ndritur të lirisë, e deri te forca jonë e sotme, pasardhëse e UÇK-së, rrugëtimi ynë jetësor udhëhiqet nga amaneti: ta duam këtë tokë, ta mbrojmë këtë flamur dhe të mos harrojmë kurrë sakrificat që na sollën deri këtu.

Në një botë ku kërcënimet për paqen dhe sigurinë po rriten, Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë pranë njëra-tjetrës si kurrë më parë, për të mbrojtur vlerat, identitetin dhe ëndrrën e përbashkët të kombit.

🇦🇱 Urime 28 Nëntori! Rroftë Shqipëria! Rroftë Kosova! Rroftë kombi shqiptar! 🇦🇱” – ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.