
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka uruar 28 Nëntorin.
Ajo ka shkruar se Kosova e Shqipëria janë një komb, por dy shtete.
“Dita e Flamurit, e Pavarësisë së Shqipërisë, e lindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe e daljes së parë publike të UÇK-së, janë katër ngjarje që përbëjnë boshtin e krenarisë sonë kombëtare.
Nga Kruja e Skënderbeut, te Vlora e Ismail Qemalit dhe Prekazi i Jasharajve, historia jonë është shkruar me gjak, guxim dhe besim. Sot, Kosova e Shqipëria ecin krah për krah: dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër.Gëzuar Ditën e Flamurit!
Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!Lavdi Komandantit Adem Jashari dhe të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit tonë!” – ka shkruar aji.



