
Bajram Begaj, president i Shqipërisë, ka treguar se Donald Trump, president i ShBA-së, ka uruar shqiptarët në nder të 28 Nëntorit.
Begaj ka shkruar se Trump ka shprehur urime të ngrohta dhe pozitive.
Begaj ka falënderuar Trumpin për urimit.
“Jam i nderuar të përcjell përshëndetjet e presidentit Trump për shqiptarët në Ditën e Pavarësisë. Faleminderit SHBA, faleminderit juve president Donald Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme. Shqipëria është e përkushtuar për të punuar me SHBA-në prioritetet tona të përbashkëta. Shqipëria gjithmonë ka qëndruar dhe do të vazhdojë të qëndrojë, përkrah SHBA-së”, ka shkruar në X Begaj.



