
Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, duket se tetovarët kanë pasur festë të jashtëzakonshme në Tetovë për 28 Nëntorin, ditën e flamurit.
Në një video, disa tetovarë kanë kalëruar mes qytetit, duke ritkhyer në kujtesë udhëtimet e vështira drejt Vlorës së Isa Boletinit e të tjervë.
Në një video tjetër, tetovarët kanë djegur shumë fishekzjarre.
Po ashtu, veturat janë stolisur me flamuj kuq e zi, ndërsa në prapavijë dëgjohet kënga për Mujdin Aliun, dëshmorin e kombit nga Poroji Ii Tetovës, që ra dëshmor në Koshare të Kosovës.
@artanibishifilms Tetova feston 28 Nëntorin 🇦🇱 #foryou#foru#albania ♬ original sound – artanibishi



