
Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka shkruar një status, në të cilën ka pasur një togfjalësh të ashpër dhe fyes ndaj tri figurave të pushtetit, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla e Albulena Haxhiu.
Duke komentuar videon e treshës nga Vlora, Musliu ka shkruar se “e ka kapur paniku këtë farë të fëlliqur”.
“E ka kapur paniku këtë farë të fëlliqur. Shkojnë për të festuar festën kombëtare, e përfundojnë duke ju përgjëruar mergatës për shpëtim.
Këta nuk respektojnë as festat kombëtare, as dasmat, as mortet, as mergatën, as Kosovën, as Shqipërinë.
Këta mashtrues e manipulues, këta zhylla e shkatërrues. Këta vrasës të shpresës e të ardhmes se këtij vendi” – ka shkruar Musliu, transmeton Gazeta Politika.



