
Ukë Rugova, djali i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, pritet të jetë pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Lajmi mësohet nga burime të GAZETADEMOS, të cilat thonë se përfshirja e tij në listë është tashmë e konfirmuar në nivel të brendshëm partiak.
Ndryshe, Teuta Rugova, motra e Ukës, ka qenë deputete e LDK-së për dy mandate, në legjislaturën e pestë dhe të gjashtë të Kuvendit të Kosovës.



