Haradinaj kujton Rugovën: Më dha mbështetje kur ballafaqohesha me drejtësinë ndërkombëtare

Haradinaj vlerëson rolin e Presidentit Rugova në mbajtjen e unitetit kombëtar dhe mbështetjen në sfidat ndërkombëtare.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Presidentin Ibrahim Rugova në ditëlindjen e tij, duke e përshkruar si një bashkëpunëtor të çmuar në vitet e para të lirisë së Kosovës.

banner

“Me Presidentin Rugova ishim bashkëpunëtorë në vitet e para të lirisë, pikërisht atëherë kur kishte sfida e tema me rëndësi nacionale. Bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë e theksuara që ishin brenda vendit,” tha Haradinaj.

Ai shton se kujton idetë, qëndrimet dhe mbështetjen e Rugovës gjatë kohës kur ai ballafaqohej me drejtësinë ndërkombëtare: “Urime ditëlindja, President!”

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.