Berat Rukiqi zbulon kushtin e LDK-së për koalicion: Pranimi i gazit amerikan është i panegociueshëm

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar se pranimi i projektit të gazit amerikan do të jetë kusht i panegociueshëm i LDK-së në çdo marrëveshje për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Duke folur në Klan Kosova, Rukiqi tha se partia e tij e ka vendosur këtë çështje si vijë të kuqe politike, njësoj si qëndrimin ndaj Listës Serbe.

banner

“Ne e kemi si pozicion zyrtar dhe politik se në çdo lloj marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja ku përfshihet LDK, ne kemi kërkesë të panegociueshme. Ose vija të kuqe qysh kemi për Listën Serbe në një anë, në anën tjetër vijë e kuqe është çështja e gazit. Kusht i çdo bashkëpunimi institucional është pranimi i gazit amerikan”, ka deklaruar Rukiqi.

Deklarata vjen në kohën kur projekti i gazit amerikan është shndërruar në një nga temat kryesore të debatit politik në Kosovë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.