Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, emëron komisione dhe vazhdon mandatin për verifikimin e diplomave

Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime që lidhen me emërime në pozita të larta drejtuese dhe funksionimin e mekanizmave institucionalë.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, është miratuar emërimi i Komisioneve të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për tri pozita: Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Komisioner për Gjuhët dhe Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

banner

Po ashtu, ekzekutivi ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin për themelimin e Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike.

Një tjetër vendim i miratuar ka të bëjë me vazhdimin e mandatit të Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, i cili do të vazhdojë punën deri më 22 shtator 2026.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.