Serbia arreston një tjetër shqiptar, pretendon se iu gjet flamuri i UÇK-së

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të enjten nga policia serbe në pikëkalimin kufitar në Merdar.

Siç raporton KOHA, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka pretenduar se 33-vjeçari me inicialet L.D.  i është gjetur një flamur me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

banner

Sipas njoftimit, ai u arrestua mbi bazën e “nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar, racor e fetar”. Ai është ndaluar për 48 orë. Kjo ministri ka thënë se ky flamur iu gjet nën ulësen e automjetit.

E vetëm pak ditë më parë, një gjykatë në Beograd ka urdhëruar një muaj paraburgim për një shtetas të Kosovës, i cili u arrestua në fund të muajit të kaluar për gjoja krime lufte në vitin 1999, njoftoi Ministria e Jashtme e Kosovës.

Nga qershori i këtij viti Serbia ka arrestuar 8 qytetarë shqiptarë të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.