Shala: Kurti është shefi i gjithë mafias energjetike të vendit

Ferat Shala, deputet i PDK-së në disa mandate, ka folur në lidhje me temën e energjisë, e cila u kthye sërish në aktuale.

Ai ka pasur një pretendim të fortë, duke e quatur Albin Kurtin, kryeministër në detyrë të Kosovës, si “shef të mafias energjetike”

banner

“Kurti është shefi i gjithë mafias energjetike të vendit sepse as në konferencë të shtypit nuk kish guxu me dalë ai (Armend Muja) pa ja përgatitë ato shifra manipulative” – u shpreh Shala.

“Ky është proces ku deri në këtë fazë i gjithë procesi ka qenë sipas modelit socialist të ish-Jugosllavisë e ka udhëhequr UNMIK-u kur ka filluar tranzicionit dhe transformimi energjetik i vendit. KESCO gjatë vitit 2024 – importe kemi pasur 168 milionë euro vetëm më 2024 dhe dua të kthehem tek një fakt tjetër se si ka mundësi që mbas zbulimit të aferës së NOA-s e gjithë qeveria ju ra në mend në javën e fundit me dhënë një arsye” – tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.