Arrestohen dy organizatore të maratonës në Iran pasi garuese gra vrapuan pa hixhab

Pamjet e grave pa shami në maratonën e ishullit Kish shkaktuan reagim të ashpër nga autoritetet iraniane dhe vala të reja debatit për kodin e detyrueshëm të veshjes.

Autoritetet iraniane kanë arrestuar dy organizatore të një maratone të mbajtur në ishullin Kish, pasi disa gra pjesëmarrëse u panë duke vrapuar pa hixhabin e detyrueshëm. Arrestimet erdhën pas qarkullimit të videove në rrjetet sociale, të cilat treguan një numër garuesesh pa mbulesë koke, duke nxitur reagim të menjëhershëm nga autoritetet, raporton BBC.

banner

Maratona ishte e ndarë në dy gara të veçanta për burra dhe gra përgjatë bregdetit jugor të Iranit, ku morën pjesë rreth 2,000 gra dhe 3,000 burra. Në foto dhe video, disa nga garueset femra, të veshura me bluza të kuqe, shihen duke vrapuar pa shami, gjë që është në kundërshtim me ligjin iranian që u kërkon grave të mbajnë hixhab në publik.

Pamjet kanë shkaktuar reagime të ndryshme brenda vendit. Aktivistët pro ndryshimit i kanë mirëpritur ato, duke i cilësuar si shenjë të qartë se gjithnjë e më shumë gra iraniane po e sfidojnë hapur kodin e rreptë të veshjes.

Nga ana tjetër, autoritetet i kanë quajtur këto pamje shkelje të rënda të ligjit dhe u janë përgjigjur me masa ndëshkuese, duke arrestuar organizatorët e maratonës dhe duke nisur hetime të mëtejshme.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.