
Fahrush Rexhepi, ish-dekan i Fakultetit të Studimeve Islame, është përfshirë në listën e VV-së për garën për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai ka publikuar dy fotografi, duke treguar se ka pranuar përgjegjësinë për të kandiduar për deputet.
“Të dashur miq,
Pas kërkesës së kryeministrit Kurti dhe pas takimit që zhvilluam së bashku, kam vendosur të marr përgjegjësinë për t’u kandiduar për deputet me numrin 65 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Me mbështetje në Zot, drejt punëve të mbara” – ka shkruar ai.



