Kurti tregon se cili vendim i Gjykatës Kushtetuese e lëndoi më së shumti: Shkeli të mirën e përgjithshme

Albin Kurti, kryeministër në detyrë dhe kryetar i VV-së, ka folur në lidhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Në intervistën në Kanal 10, Kurti ka treguar se cili vendim i Gjykatës Kushtetuese e lëndoi më së shumti.

banner

“Kemi raste kur edhe Gjykata Kushtetuese ka shkelur të mirën e përgjithshme. P.sh. aktgjykimi i datës 23 nëntor të vitit 2023, mua më ka lënduar më së shumti. Ai që e ka hequr mundësinë që ne të kemi çmime tavan për produktet bazë” – ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti e ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se duke e rrëzuar këtë ligj është shkaktare e inflacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.