Abdixhiku njofton: Nesër prezantojmë programin politik, kemi ekip që di

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka njoftuar se nesër LDK-ja do ta shpalos programin politik.

Ai ka vlerësuar se LDK ka një ekip të përgatitur.

banner

“Nesër, më 16 dhjetor, në AMC Hall, nga ora 18:00, prezantojmë të 110 kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputetë; ekipin me të cilin kërkojmë besimin e qytetarëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lista 123, është një listë e njerëzve me integritet, dije dhe përvojë; një ekip i ndërtuar për shtet, jo për propagandë. Një ekip që e di pse garon dhe për kë punon.

Në këtë mbrëmje do të shpalosi edhe Programin Politik tonin si dhe vizionin tim për Kosovën; një vizion të bazuar në normalitet, zhvillim, drejtësi dhe shpresë reale për secilin qytetar.Ju ftoj të jeni pjesë e këtij momenti të rëndësishëm.Të jemi bashkë për Kosovën që duam.Le të zgjedhim shpresën” – ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.