Kurti: Kosova më e sigurt dhe më e fortë ekonomikisht se pesë vjet më parë

Kryeministri në detyrë premton mbështetje të vazhdueshme për sektorin privat dhe thjeshtim të procedurave për bizneset.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova ka arritur të forcojë sigurinë dhe ekonominë krahasuar me pesë vitet e fundit, duke theksuar stabilitetin makroekonomik dhe rolin kyç të sektorit privat në zhvillimin e vendit.

banner

Duke folur para mbi 200 përfaqësuesve të bizneseve, Kurti premtoi se qeveria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për bizneset dhe të thjeshtojë procedurat administrative për sektorin privat.

“Borxhi ynë publik është më i vogli në rajon. Rritja ekonomike është mbi 4 për qind dhe sektori bankar është përgjithësisht i kanalizuar mirë. Këto nuk janë vetëm numra, por garanci për juve. Ky stabilitet nuk është luks politik, por themeli mbi të cilin ndërtohet zhvillimi ekonomik,” u shpreh Kurti.

Ai shtoi se ky progres ekonomik u takon të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë shqiptarët dhe komunitetet e tjera, duke theksuar se Produkti i Brendshëm Bruto ka kaluar për herë të parë pragun prej 10 miliardë euro. Sipas tij, PBB-ja këtë vit ka arritur në 11 miliardë euro, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të shkojë në 12 miliardë euro.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.