“A je mysliman apo katolik?”: Robelli kujton se çka e kishte pyetur Xhaferin këshilltari i Koshtunicës

Enver Robelli, publicist dhe opinionist i njohur, ka shkruar një artikull, që është botuar në KOHA, ku ka kujtuar disa sekuenca interesante në lidhje me shqiptarët dhe serbët.

Duke i shpjeguar takimit që ngjanin në Zvicër, Robelli ka kujtuar një pyetje që një këshilltar i Vojislav Koshtunicës ia kishte shtruar Arbën Xhaferit, ish-liderit të ndjerë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

banner

“Më kujtohet njëri nga këshilltarët e kryeministrit të atëhershëm serb, Vojislav Koshtunica, i cili e pyeti Arben Xhaferin:

“Zotëri Xhaferi, jeni mysliman apo katolik?”

Kjo pyetje tregonte dijen e kufizuar që një pjesë e elitave serbe kanë për shqiptarët – si për identitetin e tyre etnik ashtu dhe fetar. Në Prizren apo Gjakovë ndoshta mund të kishte njëfarë kuptimi të pyesje dikë nëse je katolik a mysliman, por për dikë nga Tetova ishte pyetje absurde. Shkuam te bari i hotelit me Arben Xhaferin dhe ia plasëm një të qeshure mbi këshilltarin injorant të Koshtunicës. “Nesër me siguri do të më pyes se pse di serbisht kaq mirë”, tha Arbën Xhaferi me ironi” – ka rrëfyer Robelli, shkrimin e plotë të të cilit mund ta lexoni në mediumin KOHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.