
Pas zgjedhjes së Ardian Gjinit në krye të partisë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë edhe disa vendime të rëndësishme në Kuvendin e X-të Zgjedhor.
Në këtë kuvend, lideri i deritashëm i partisë, Ramush Haradinaj, është zgjedhur kryetar nderi i subjektit.
Po ashtu, partia ka vendosur të ndryshojë edhe emrin.
Nga sot, AAK-ja do të quhet vetëm “Aleanca”.



