
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit, duke theksuar se zgjedhjet e reja erdhën si pasojë se VV-ja kërkoi nënshtrim.
Tutje, Abdixhiku ka përmendur edhe ish-presidenten Vjosa Osmani.
“Vjosën, Presidenten e deritashme, e panë vetëm si kuorum, si numër plotësues për Presidenten e tyre “karate”. Ne e pamë ndryshe. E pamë siç duhet të ishte edhe me votat e tyre, një Presidente përfaqësuese dinjitoze e Republikës” – ka shkruar Abdixhiku.



