banner

Adriana Matoshi: Dejona Mihali është atdhetare, punon kundër hajnave

Ish-deputetja e Vetëvendosjes sulmon ashpër partitë që, sipas saj, “20 vjet e kanë zhbiruar shtetin”, duke thënë se Mihali po goditet sepse “punon kundër hajnave”.

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar pas kritikave ndaj koordinatores së komiteteve të VV-së, Dejona Mihali, duke i dalë në mbrojtje asaj me tone të ashpra. Matoshi ka akuzuar partitë që kanë qeverisur më herët në vend për shpifje dhe sulme personale ndaj Mihalit, duke theksuar se ato po veprojnë kështu “sepse vetë janë të tillë”.

banner

“A i keni nij najher tu anku se Dejona ka vjedh, ka marr tender, ose ka fal naj terminal? Jo pra, prandaj shpifin dhe e sulmojnë me sene të poshtra, se qasi janë vet,” ka shkruar Matoshi në reagimin e saj.

Ajo e ka përshkruar Mihalin si punëtore dhe atdhetare, duke thënë se ajo punon kundër “hajnave që e kanë zhbi këtë shtet për 20 vjet”.

Në fund, Matoshi ka goditur edhe njëherë partitë e vjetra, duke thënë: “Plasni, se kuleten e mban veç Albini, s’ka mi shti durt aty mo.”

Back to top button