
Qumështorja “VITA” është mbyllur për një periudhë kohore prej 7 ditëve. Ky është vendimi që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pas një inspektimi gjatë ditës së sotme. Zyrtarët e “VITA”-s kanë kundërshtuar një vendim të tillë.
Që nga mesdita, inspektorë të AVUK-ut kanë trokitur në dyert e qumështores “VITA”, ku kanë kryer kontrollet për sigurinë ushqimore dhe standardet e përcaktuara me ligj. Në lidhje me këtë aksion, Armend Muja, ministri në detyrë i Bujqësisë, ka theksuar se këto kontrolle në sektorin e qumështit, përfshirë VITA-n, janë pjesë e mandatit të AUV-it.
“Qëllimi i vetëm i këtyre kontrolleve është mbrojtja e interesit publik. Ato shërbejnë për të garantuar sigurinë e ushqimit, për të mbrojtur konsumatorët dhe për të siguruar kushte të drejta për prodhuesit dhe përpunuesit që respektojnë ligjin.
AUV ushtron të njëjtin mandat në të gjitha segmentet e industrisë ushqimore. Kontrollet zyrtare zhvillohen ndaj operatorëve ekonomik pa dallim sektori, madhësie apo pozite në treg, sepse zbatimi i ligjit duhet të jetë i njëjtë për të gjithë” – shkroi Muja, ndër të tjera.
Pas këtij vendimi kanë reaguar edhe zyrtarët e VITA-s. Në një prononcim për media, drejtori i VITA-s, Artan Spahija, ka kundërshtuar vendimin, duke bërë akuza në drejtim të ministrit Muja dhe Qeverisë së Kosovës.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj mbylljes së qumështores “Vita”, duke e cilësuar këtë si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë së vendit, prodhimit vendor dhe klimës së të bërit biznes, pas vërsuljes së pushtetit të Albin Kurtit ndaj kompanisë.
“Mbyllja e Qumështores VITA nuk është vetëm çështje e një kompanie, por një goditje e rëndë për ekonominë e Kosovës. Kur një prodhues që i plotëson standardet dhe posedon të gjitha certifikatat përballet me masa të tilla, dëmtohet besimi në institucionet dhe në klimën e të bërit biznes. Çdo ministër dhe zyrtar institucional duhet ta kuptojë se vendime të tilla nuk i bëjnë nder as institucioneve, as politikës dhe as Republikës së Kosovës”, ka shkruar në Facebook, Besaet Dreshaj, kryetar i LDK-së.



