Milazim Krasniqi: Intervista e Rugovës për “Der Spiegel” para Gazimestanit e tronditi Serbinë si tërmet

Profesori Milazim Krasniqi ka rikujtuar atmosferën e tensionuar para fjalimit të Slobodan Millosheviqit në Gazimestan, më 1989, duke thënë se një intervistë e Ibrahim Rugovës për revistën gjermane Der Spiegel shkaktoi reagime të ashpra në Serbi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi tha se intervista, e botuar në prag të Vidovdanit me titullin “Serbët po kthehen si hakmarrës”, e tronditi opinionin serb.

banner

“Në prag të Vidovdanit 1989 dhe ardhjes së Millosheviqit në Gazimestan, ‘Der Spiegel’ botoi intervistën me Ibrahim Rugovën, me titull ‘Serbët po kthehen si hakmarrës’. Ajo intervistë dridhi Serbinë si tërmet”, shkroi Krasniqi.

Ai shtoi se kishte qenë i pranishëm gjatë intervistës dhe se e kishte lexuar edhe versionin e dërguar për autorizim.

Sipas tij, pas publikimit të intervistës, udhëheqësi i atëhershëm i Lidhjes Komuniste të Kosovës kishte kërcënuar Rugovën me arrestim, ndërsa mediat serbe, siç u shpreh ai, ishin mbushur me kërcënime.

“Ne qëndronim në Shoqatë e shkonim në ‘Elida’ për kafe, mes atij tërbimi kolektiv komunist e nazifashist serb. Sot është lehtë të shitet trimni në rrjete sociale kundër shoqi-shoqit”, përfundoi Krasniqi.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.