Aktori Armend Baloku bëhet pjesë e listës së VV-së: Dua të jrm zëri i qytetarëve

Aktori kosovar Armend Baloku ka njoftuar se i është bashkuar listës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit dhe do të kandidojë për deputet me numrin 59.

Përmes një njoftimi publik, Baloku tha se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Albin Kurti për t’iu bashkuar rrugëtimit politik të VV-së.

banner

“Kam vendosur t’i përgjigjem me PO ftesës së Kryeministrit Albin Kurti për t’iu bashkuar rrugëtimit të tij politik”, shkroi ai.

Baloku theksoi se fokusi i tij do të jetë kontributi në fushën e artit dhe kulturës.

“Jeta ime ka qenë e lidhur ngushtë me artin dhe kulturën që nga fëmijëria. Pikërisht në këtë fushë besoj se mund dhe duhet të jap kontributin tim”, tha ai.

Ai shtoi se synon të përfaqësojë qytetarët dhe të jetë “zëri i njerëzve të zakonshëm” në Kuvendin e Kosovës.

“Dua të jem zëri i qytetarëve, zëri i njerëzve të zakonshëm, zëri i atyre që duan një Kosovë me integritet”, deklaroi Baloku.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.