Deklaratat se VV-ja po blen kohë me Konjufcën, Mihali: VV-ja kurrë nuk zvarrit, s’ka nevojë të bërtitet

Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Më saktë, Mihali ka komentuar deklaratat e opozitës dhe disa analistëve se propozimi i Glauk Konjufcës për kryeministër të Kosovës nga radhët e VV-së, është një manovër politike dhe tentim për të blerë kohë.

Mihali ka refuzuar kategorikisht këto akuza, duke shkruar se “VV-ja kurrë nuk zvarrit”.

“VETËVENDOSJE! kurrë nuk zvarrit, nuk “blen” kohë, as nuk bën improvizime.

Ne kemi qendrime, propozime, ide e projekte politike. Të gjitha në funksion të republikës dhe demokracisë.

Andaj nuk ka nevojë të bërtitet siç po ndodh këtë paradite.

Punët e shtetit kërkojnë vetëpërmbajtje” – ka shkruar Mihali, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button