
Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit të Kosovës, ka përfunduar seancën e Kuvendit, duke shpallur fundin e punimeve për zgjedhjen e presidentit.
Haxhiu e ka konfirmuar se këtu është edhe fundi i legjislaturës.
Tutje, Haxhiu ka theksuar se zgjedhjet do të shpallen brenda afatit kushtetues.
“Kjo seancë shënon fundin e këtij procesi dhe fundin e kësaj legjislature, fatkeqësisht. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë dhe zgjedhjet do të shpallen brenda afatit kushtetues” – tha Haxhiu.



