
Aktorja e njohur kritikoi situatën në SHBA dhe theksoi rëndësinë e lirisë dhe unitetit ndërkombëtar.
Angelina Jolie u prononcua për debatin mbi lirinë e shprehjes në Shtetet e Bashkuara gjatë një festivali filmi në Spanjë këtë fundjavë. Ajo u pyet: “Çfarë ju frikëson si artiste dhe si amerikane?”
“Është një pyetje shumë e vështirë,” u përgjigj Jolie.
“E dua vendin tim, por në këtë kohë nuk e njoh vendin tim. Gjithmonë kam jetuar jashtë vendit, me familje dhe miq ndërkombëtarë.”
Aktorja tha se sheh botën të barabartë dhe të bashkuar, dhe çdo përpjekje për të kufizuar shprehjet dhe liritë personale e sheh si shumë të rrezikshme
. “Këto janë kohë shumë serioze, prandaj duhet të kemi kujdes të mos flasim lehtë,” tha Jolie.
Komentet e saj vijnë pas polemikave mbi programin e natës së Jimmy Kimmel, i cili u hoq “përkohësisht” nga ABC për shkak të komenteve mbi reagimin ndaj vdekjes së Charlie Kirk.
Angelina Jolie ishte në festival për premierën e filmit të saj të ardhshëm, “Couture”.



