banner

Arianit Koci: Më shpejt m’u rritën flokët se përgjegjësia e politikanëve

Avokati thotë se kriza politike po thellohet dhe votuesit duhet të kërkojnë ndryshim substancial.

Avokati Arianit Koci ka reaguar ndaj situatës politike në vend, duke theksuar mungesën e përgjegjësisë tek politikanët.

banner

Më shpejt m’u rritën flokët se përgjegjësia e politikanëve. A e dini pse? Sepse heshtëm. Nuk protestuam. Nuk kërkuam llogari. Kemi pritë, kemi duru, kemi shpresu se dikush tjetër na i kryen punët. E tash? Kriza politike dhe ajo sociale po thellohet,” tha Koci.

Ai theksoi se veprimet e votuesve duhet të jenë më radikale dhe se qytetarët duhet të kërkojnë llogari dhe ndryshim substancial në skenën politike.

Këtë herë, veprimet e neve votuesve duhet me u radikalizu; me kërku përgjegjësi prej politikanëve. Me insistu për ndryshim substancial në skenën politike,” shtoi ai.

Koci paralajmëron se edhe pas zgjedhjeve të ardhshme nuk do të ketë ndryshim, nëse qytetarët vazhdojnë të heshtin dhe të presin që të tjerët të veprojnë në vend të tyre.

Back to top button