Arrihet marrëveshja: Hamza njofton se Fatmir Limaj do ta mbështesë PDK-në në zgjedhje

I nominuari i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se Fatmir Limaj dhe elektorati i Nismës Socialdemokrate do ta mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Po, Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit – dhe jo vetëm”, shkroi Hamza.

banner

Sipas tij, bashkëpunimi me Limajn bazohet në vlera dhe përgjegjësi të përbashkëta për vendin.

“Me Fatmirin na kanë bashkuar vlera, ideale dhe përgjegjësia për vendin”, deklaroi Hamza.

Ai tha se kjo mbështetje është hap drejt një bashkëpunimi më të gjerë politik dhe qeverisës.

“Kjo mbështetje është një hap i rëndësishëm drejt një bashkëpunimi afatgjatë politik, institucional, qeverisës dhe partiak”, u shpreh ai.

Në fund, Hamza falënderoi Limajn për mbështetjen dhe bëri thirrje për ndryshim në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Më 7 qershor, bashkë do t’i themi STOP krizës dhe do ta ndryshojmë Kosovën”, deklaroi Hamza.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.