
Izet Mexhiti ka bërë thirrje për unitet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
“Le të bëhemi të gjithë bashkë në mbështetje të procesit gjyqësor në Hagë. Nuk e kemi humbur luftën; beteja vazhdon”, ka thënë Mexhiti.

Ai ka theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet, sipas tij, pjesa më e lavdishme e historisë shqiptare.
“Sepse UÇK-ja është pjesa më e lavdishme e historisë sonë”, ka deklaruar Mexhiti.



