Bahtiri pas përplasjes me Lushakun e LDK: Me konsultim me Kurtin, shkova t’i kërkojë nënshkrimet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, u pa te zyra e Lidhjes Demokratike të Kosovës pas një konference, ku u dëgjua duke diskutuar me deputeten Jehona Lushaku-Sadriu.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se këtë e ka bërë në konsultim me kryeministrin, dhe se atje shkoi që t’i kërkojë nënshrkimet për presidentin.

banner

Mirëmbrëma të dashur qytetarë!

E di se jeni duke e përcjellë me vëmendje situaten aktuale në kuvend, prandaj e ndjej obligim moral që t’iu jap sqarim.

Me konsultim paraprak me kryeminstrin Kurti, shkova në vendin ku po mbahej konferenca për shtyp e LDK-së që t’i kërkoj nënshkrimet në mënyrë që sa më shpejt të gjejmë zgjidhjen për çështjen e Presidentes. Nëse përnjemend i kanë ato nënshkrime, le t’i japin, e mos t’i mbajnë “në ajër”, mos të luajnë me popullin e Kosovës. Mjaft është mjaft!

Ne po bëjmë të pamunduren që ta zgjedhim Presidenten sonte, ndërkohë që ata bëjnë teatër, me një letër nënshkrimesh në të cilën figuron data 25 prill e jo 27 prill, dhe në të cilën nuk ka as emër kandidati, as vule, e as protokollim. Ky popull nuk është analfabet. Sheh, din dhe kupton. Ndërsa këtë opozitë, si çdoherë, do ta ndëshkon”,tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.