banner

Bajqinovci mesazh opozitës: Qeveria Konjufca duhet të votohet për të shmangur kolapsin financiar

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka dhënë një intervistë në “Këndin e Debatit” te gazetari Ardi Visoka, ku ka folur për zhvillimet e fundit politike.

Bajqinovci ka vlerësuar se duhet të votohet qeveria e re e drejtuar nga Glauk Konjufca, mandatar për kryeministër.

banner

Sipas Bajqinovcit, votimi i Qeverisë Konjufca duhet të votohet për të shmangur kolapsin financiar.

“Është në interes të madh që të formohet Qeveria Konjufca, për shkak se ka disa urgjenca të mëdha si RTK-ja, Komuna e Prishtinës, Gjilani, Komuna e Zubin-Potokut dhe rreziku që në muajin shkurt Ligji për Buxhet – pra të jepen pagat e shërbyesve publikë – mund të krijojë kolaps të shtetit”, tha Bajqinovci, transmeton Gazeta Politika.

Bajqinovci theksoi se vendi nuk e përballon dot një tjetër krizë politike që mund të çojë në zgjedhje të reja.

“Shpresoj shumë që deri të mërkurën të votohet Konjufca për kryeministër. Ta kemi një qeveri, qoftë edhe të përkohshme, por të kryhen çështjet urgjente dhe të mbërrijmë deri në periudhën e zgjedhjes së presidentit pa shkuar në zgjedhje. Edhe populli është lodh nga zgjedhjet”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button